Kisha ku u finalizua martesa e Skënderbeut me Donikën

0
214

Vetëm 8 km larg Lushnjës ndodhen kodrat e Ardenicës, të njohura për Manastirin e famshëm dhe peizazhet e jashtëzakonshme.
Dyshohet se para ndërtimit të Manastirit, aty gjendej një tempull pagan kushtuar Artemisës, prej nga do të rridhte dhe emri Ardenicë.
Fillimisht ishte Kisha e Shën Triadhit, ajo që rreth shek. X la gjurmën e parë të krishterimit në këtë vend.
Më pas filloi ndërtimi i Manastirit me kërkesë të perandorit Andronik II Paleolog i Bizantit në vitin 1282.
E dhëna më interesante historike është kurorëzimi i Skënderbeut në martesë me Donikën në 1451, në një ceremoni që zgjati me ditë të tëra.
Ndërsa përgjatë shekullit të XVII – XVIII, Manastiri u bë i njohur edhe për bibliotekën e tij të pasur, ndër më të mëdhatë në Ballkan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here