Kishte fshehur mbi 22 kg drogë në apartamentin e tij, policia greke arreston 37-vjeçarin shqiptar

0
98

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në zonën e Nikeas, në Athinë dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit janë sekuestruar 20 pako me 21 kilogram e 638 mijë gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular.

Në videon e publikuar nga policia në ambientin e tij, shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës

Shkruaj nje koment