K*kainë në Shtëpinë e Bardhë, konservatorët: U gjet pas vizitës së Hunter Biden

0
166

Një sasi kokaine është gjetur në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të dielën në mbrëmje.

Zbulimi erdhi dy ditë pasi djali i Joe Biden, Hunter, vizitoi Shtëpinë e Bardhë gjë që ka nxitur konservatorëve të cilët po spekulojnë se djali i varur i presidentit është burimi i substancës ilegale.

Biblioteka e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë, është pjesë e turneut të rezidencës ku anëtarët e publikut kalojnë rregullisht. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Gulielmi tha për Washington Post se ata janë duke kryer testime të mëtejshme për të konfirmuar nëse substanca është droga ilegale.

Ai tha se presidenti Joe Biden nuk ishte në rezidencën ekzekutive kur u zbulua substanca. Autoritetet po hetojnë se si kokaina hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Shkruaj nje koment