Klandestinët kapen nga policia, zbulohen nga Unioni “Stop Krimit”

0
181

Unioni “Stop Krimit” me qendër në Gjirokastër, po intensifikon veprimtarinë e vet, në luftën kundër trafiqeve të ndryshme.

Së fundi policia e Gjirokastrës falë zbulimit të trafikut human që zhvillohet ndjeshëm përmes kufiri, nga ana e Unionit “Stop Krimit”, ka bërë të mundur kapjen e katër klandestinëve që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes Greqisë.

Burime nga Unioni në fjalë, bëjnë të ditur për Jugunews.net se u zbulua vendodhja e dy shtetasve algjerianë dhe dy marokenë të cilët kishin hyrë përmes kufirit të gjelbër.

Të katër klandestinët, janë zbuluar në thellësi të territorit shqiptar ndërkohë që të katër klandestinët mbaheshin nën vëzhgim prej anëtarëve të Unionit “Stop Krimit” pasi mendohet se kanë lidhje me një algjerian në kërkim ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here