Klosi nuk e sheh problem përdorimin e administratës në zgjedhje: Mbështetësit e PS s’i ndalon askush

0
95

Deputeti socialist, Blendi Klosi e sheh si diçka normale përdorimin e administratës në zgjedhje.

I ftuar në studion e A2 CNN, Klosi tha se angazhimi i anëtarëve të administratës që janë mbështetës të PS jashtë orarit zyrtar, s’e ndalon askush. Klosi u shpreh se më me rëndësi ëhstë të mos përdoren mjetet e administratës, teksa tha se ka një vetëkontroll nga ana e nëpunësve të administratës.

“Sot, administrata publike mbrohet me ligjin e shërbimit civil. Ka një vetëkontroll nga ata që janë brenda shërbimit civil që nuk duhet të jenë në fushatat tona gjatë orarit zyrtar. Pastaj, angazhimin e anëtarëve të administratës që janë mbështetës të PS jashtë orarit zyrtar, nuk e ndalon dot askush. E rëndësishme është që të mos përdoren mjetet e administratës publike. Duke qenë se ky është debat i vjetër në Shqipëri, ka bërë që të ketë disa ligje dhe rregullore. Të gjitha janë të shkruara në ligj tashmë. Realisht, nuk mendoj se është i nevojshëm përdorimi i aseteve në fushata pasi ka shumë pak ndikim”, tha Klosi.

Shkruaj nje koment