KLSH gjen shkelje të mëdha tek tatimet në Gjirokastër

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbarkuar para pak ditësh në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Gjirokastër duke skanuar periudhën 2014-2015. Në skanim kanë kaluar mjaft inspektorë aktualë në Drejtorinë e Tatimeve, si dhe ata që kanë punuar pranë këtij insitucioni në periudhën e lartpërmendur. Sipas raportit final të dalë pas ushtrimit të kontrollit tek veprimtaritë e të gjithë tatimorëve nga KLD përmes auditueseve Helena Solis, Joniada Gocaj dhe Elida Kocanit, dalin qartë dëmet që ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. Në shumicën e rasteve, shkeljet kanë të bëjnë me mosvendosje gjobash tek subjekte të ndryshme tregtare, apo shmangie nga detyrimet fiskale që kanë ato, karshi tatimeve. Sipas raportit final që ka siguruar Jugunews.net nga Sektori i Verifikimit në Terren, nuk është ndërtuar një sistem efektiv evidencash. Ky sektor sipas raportit përfundimtar të KLSH, duhet të disponojë në cdo kohë rregjistrin dhe kartelën personale me të gjitha të dhënat e sakta identifikuese dhe të azhornuar me të gjithë tatimpaguesit, të dhëna mbi numrin e të punësuarve për cdo tatimpagues, rregjistrin e subjekteve të parregjistruara listën e subjekteve që detyrohen të instalojnë pajisjet fiskale, sanksionet e vendosura të ndara sipas shkeljeve, mallrat e konfiskuara subjektet e kaluara nga biznesi i vogël në të madh etj. KLSH vërren se nuk janë ushtruar kontrolle dhe verifikime të përhershme dhe kjo quhet shkelje. Mes shumë të dhënave që juguneës.net disponon, bie në sy fakti se dy prej inspektorëve tatimorë që kanë qenë në këtë detyrë, sot janë “graduar” për “punë të mirë” nga LSI. Njëri punon në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës në krye të Degës së Planit, dhe tjetri në Bashkinë e Gjirokastrës përkatësisht Foto Fuqi dhe Amanda Gaba. I pari madje nuk ka pranuar marrjen në dorëzim të proces-verbalit të firmosur nga auditueset e KLD. Ndërkohë që Spiro Muco ish inspektor, sot i papunë, Vasil Rafti i larguar në SHBA, Bujar Aliko i larguar nga puna. Ndërsa inspektorja që ndodhet në detyrë është Elisa Puci. Dëmi financiar i konstatuar vlerësohet disa dhjetëra milionë. Pas disa ditësh, do të paraqesim edhe pjesën tjetër të raportit të KLSH dhe dëmet financiare të shkaktuara nga të tjerë punonjës tatimorë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment