KLSH: Pamjaftueshmëria ekonomike shtyn individët drejt krimit

0
56

Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e kryera gjatë vitit 2018, ka konstatuar se pavarësisht objektivave të qeverisë për të identifikuar familjet e varfra kjo nuk ka rezultuar e suksesshme pasi ende mungon përcaktimi i minimumit jetik cka bën që studimet dhe politikat e përkujdesit social të mos jenë të duhura.

Sipas KLSH-së nga pamjaftueshmëria ekonomike, shumë persona mund ti drejtohen rrugëve alternative për të mbijetuar duke stimuluar krimin ekonomik dhe jo vetëm.

Auditimi vazhdon më tej duke theksuar se skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë, referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre.

Aktualisht në Shqipëri pensioni social është 6 mijë lekë, në të njëjtën vlerë është edhe ndihma ekonomike, ndërsa pensioni minimal shkon në rreth 10 mijë lekë.

Shkruaj nje koment