Koco Dafa komandohet në krye të Policisë së Gjirokastrës, pritet shumë shpejt emërimi

0
337

Ishte parashikuar që në Gjirokastër, të vinte një emër tjetër, por në momentet e fundit, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, vendos në krye të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Koco Dafën me origjinë nga Përmeti.

Burime nga Jugunews.net referuar informacioneve konfidenciale në Ministrinë e Brendshme, bëjnë të ditur se komandimi i Dafës në krye të Policisë së Gjirokastrës, ka ndodhur në momentet e fundit të para dy ditëve pasi ishte planifikuar të emërohej në Gjirokastër, drejtori i Policisë së Lezhës.

Dafa mban postin e nëndrejtorit të Policisë së Qarkut prej majit të vitit të kaluar, ndërsa zëvendëson Lorenc Panganikan i cili po sot është prezantuar si drejtor i ri i Policisë së Qarkut të Korcës.

Me shumë mundësi pritet që Koco Dafa të emërohet zyrtarisht në krye të Policisë së Gjirokastrës gjatë javëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here