Kodi i ri Penal dhe ndëshkimet

Me ndryshimet në kodin e ri Penal ashpërsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore. “Goditja për shkak të detyrës”, me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa Kodi i ri përjashton gjobën dhe përcakton dënimin me burg nga 1 deri në 3 vjet . Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg. Ashpërsim ka pasur dhe neni për “Armëmbajtjen pa leje” nga tre deri në shtatë vjet dënimi shkon nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet .

Me ndryshimet e reja të kodit penal rrezikon 3 vite burg çdo person që bllokon rrugën fizikisht. Sipas ndryshimeve, ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsime ka edhe në nenet që lidhen me sigurinë ushqimore ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet. Por sa do zbatohen kjo mbetet për tu parë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment