Koha e keqe, rreshkitje tek Shkalla e Zezë

0
354

Aksi Gjirokastër-Tepelenë, po vështirësohet dukshëm në zonën e Shkallës së Zezë. Inertet kanë zbritur nga lartësitë dhe pushtuar pjesën e poshtme të rrugës në të hyrë të Parkut Natyror të Ujit të Ftohtë. Intensiteti i rreshjeve të shumta të shiut shoqëruar dhe me dëborë në orët e pasdites së sotme, ka sjellë situatën më të fundit në këtë zonë me terren të paqëndrueshëm shtufor i cili edhe herë të tjera, ka qenë problematik. Cdokush që kalon në këtë aks nacional, duhet të ketë kujdes për shkak të prezencës së inerteve dhe rrezikshmërisë që paraqesin aty nga lartësitë. Për këtë gjendje, ka reaguar së fundi edhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko i cili ka kërkuar nga Autoriteti Rajonal i Rrugëve të qëndrojnë në gatishmëri sidomos në këtë pjesë të aksit nacional pasi rrëshqitjet janë të pranishme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here