Kokëdhima në fundjavë në Gjirokastër takim me të pakënaqurit e PS

0
284

kokedhima-ne-vlore-2 kokedhima-ne-vlore-3

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka nisur nga Vlora rebelimin e tij ndaj qeverisë Rama dhe Partisë Socialiste ku po zhvillon lëvizjen anti-Rama. Në fotot e siguruara nga jugunews.net ish-deputeti i PS shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brixhida Kokëdhima, ndërsa pritet nga dhjetëra qytetarë me brohoritje dhe thirrje. Ai ka sulmuar qeverinë duke thënë se ajo ka tradhtuar ish-ushtarakët, pavarësisht se ata janë votuesit më besnikë. Kokëdhima tha se qeveria shpronësoi në mënyrë të padrejtë në qytetin e Vlorës. Ai ka paralajmëruar edhe një rikthim në parlament. “Sapo të rikthehem ne parlament do të kthej të drejtat për qytetarët e Vlorës”, deklaroi Kokëdhima gjatë fjalës së tij para mbështetësve. Ish-deputeti socialist është ndalur edhe tek situata ekonomike. “Më shumë se 250 familje vlonjate përpëliten që të mbajnë frymën gjallë me qindarka”, tha ai. Ne një komunikim me Jugunews.net zoti Kokëdhima është shprehur se pas pak ditëve do të jetë në Gjirokastër, ku do të kontaktojë me socialistë të zhgënjyer nga qeverisja Rama. Kokëdhimën pritet ta shoqërojnë deputeti i PS për Përmetin Vladimir Kosta, si dhe disa drejtues institucionesh përkrahës të tij.

Shkruaj nje koment