Komisioneri i Zgjerimit/ Nuk mund të injorojmë krizën politike në Shqipëri

0
135

Gjatë konferencës për shtyp, nga ku u dha lajmi se, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë, komisioneri për zgjerim Johannes Hahn nuk mund të anashkalonte edhe krizën politike që ka kapluar vendin.

Sipas zyrtarit në largim të BE-së, “nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike në Shqipëri”. “Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh sa u përket këtyre vendeve të Ballkanit. Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj”, u shpreh ndër të tjera Johannes Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here