Komisionerja e KE vizitë zyrtare në Kakavijë

0
165

Komisionerja për Punët e Brendshme e KE, Ylva Johansson është ndalur sot në Pikën Kufitare të Kakavijes për një vizitë zyrtare. Johansson është shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë vizitës, ata kanë takuar trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në Kakavijë. Ndërsa kanë vazhduar takimin me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Qendrën Pritëse për imigrantë të parregullt, ngritur në PKK me mbështetjen e IOM. Këto janë pamjet e mbërritjes së zyrtares Ylva Johansson në Kakavijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here