Komisioni i Ekonomisë voton për shkarkimin e Arben Malajt,ky i fundit thotë se Rama do të gjithë pushtetet për vete

0
164

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim.
12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër.

Ndërsa vetë Malaj ka shprehur se:

“Ballafaqimi im me Ramën ka të bëjë me moralin në qeverisje. Nuk ka në asnjë vend të botës që ndonjë anëtar të jetë shkarkuar për të drejtën e fjalës”, tha Malaj.
“Qeveritë do shkojnë e do të vijnë, por ne do të mbetemi këtu. Misioni im është të tregoj që në një vend demokratik ka ndarje të detyrave, respektim të balancave, ka edhe kontroll të tre pushteteve. Edi Rama kërkon të gjithë pushtetin”, u shpreh më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here