Komiteti Teknik i Ekspertëve lehtëson masat anti-Covid, kufizimet që hiqen

0
192

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme për të bërë një përditësim të situatës me Covid-19 në Shqipëri. Ata bënë me dije se incidenca ka rënë ndjeshëm javët e fundit, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë, u raportuan vetëm gjashtë raste të reja.

Komiteti vendosi të lehtësojë më tej masat anti-Covid. Vendimet e ekspertëve janë:

-Vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60-vjeç

– Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave

Lejimin e muzikës pas orës 23.00 dhe hapjen e lokaleve të bareve

– Heqjen e detyrimin për paraqitjen e  çertifikatës së vaksinimit ose testit negativ për të hyrë në Shqipëri, duke nisur nga data 1 maj

Kështu bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ndërsa shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino shtoi se në vend kanë ardhur 3 milionë vaksina. Sipas saj, 87% e tyre janë përdorur.

“Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza dhe 87% e tyre janë përdorur. Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga Coronavax dhe pastaj Astrazeneca.

Kemi 50 % të mbulesës me një dozë, për të gjithë popullatën 12 vjec e lart dhe mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën mbi 16 vjec e lart. Gjysma e popullatës është vakzinuar me vaksinën kundër Covid”, tha Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here