
Kompanite e perpunimit te qumeshtit, njezeri kerkojne ndryshime fiskale dhe te skemes se subvencioneve direkte per fermeret, pasi sektori po shkon drejt renies nga shtimi i kostove. Problematikat me te mprehta, qe kerkojne zgjidhje jane renia e prodhimit te qumeshtit nga shtrenjtimi i lendeve te para dhe emigrimi i fermereve, shtrenjtimi i energjise, gazit te cilit nga 1 korriku 2022 iu vendos akciza dhe heqja e skemes se TVSH-se se kreditueshme. Sektori i perpunimit te qumeshtit, prej gati nje viti vijon te jete ne veshtiresi nga shtimi i kostove. Cdo dite, produktet e importit behen me te pranishme ne raftet e marketeve dhe supermarketeve tona. Cmimi i qumeshtit nga blegtoret po shitet shume shtrenjte. Kompanite perpunuese shtojne edhe rikthimin e skemes se kreditueshme te TVSH-se, ose uljen e saj ne shitje, heqjen e TVSH-se tek inputet bujqesore dhe akcizes se gazit.