Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Ligjet me porosi si ky, shqetësim për DASH dhe kompetencë e SPAK

0
100

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka rikthyer në vëmendjen denoncimin për koncesionin e Butrintit.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa thotë se ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis ty palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare.Sipas Zhupës, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.

Shkruaj nje koment