Konferenca e dështimeve/ Rama sulmon BE-në për vaksinat

0
141

Konferenca e sotme e kryeministrit Edi Rama mund të quhet konferenca e dështimeve. Ai nuk u dha dot asnjë përgjigje konkrete gazetarëve për dështimet e tij.
Rama nuk kishte një përgjigje se pse Shqipëria si vendi më i varfër në botë, ka çmimin më të lartë të karburanteve në planet. Ai nuk u përgjigj konkretisht as pse çmimi i energjisë elektrike ka fluturuar në qiell.
Madje ai nuk i dha një përgjigje konkrete interesimit të gazetarëve në lidhje me marrjen e vaksinëns anti-Covid, por sulmoi vendet e BE-së.
“Ne jemi në kontakt me Pfizer, Moderna dhe në komunikim me disa vende mike, por siç e dini BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq. E ka marrë vendimin që për vendet e Ballkanit Perëndimor do jepen tepricat. Këtu s’ka teprica, këtu ka më pak se sa ishte prodhuar. Ajo që di është se s’do mbetemi pas të tjerëve, kam folur për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, nuk dua të jap më shumë të dhëna…Ju them të gjithëve të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë, besoj se dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër…”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here