Gjinushi nga Gjirokastra: Shqipëria aspiron BE-në por duhet shumë punë për të arritur standardet

Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike kanë organizuar veprimtarinë shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare ne universitetin Eqrem Çabej në Gjirokastër.

Sipas Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave në një prononcim për mediat është shprehur se Naim Frashëri eshte nje nga figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Njëherazi ai ka theksuar se vizioni i Naimit ishte BE dhe integrimi që është një çështje aktuale edhe në ditët e sotme megjithatë sipas Gjinushit Shqipërisë i nevojitet kohë për ta realizuar këtë të fundit duke nisur prej arsimit shkencës dhe degëve të tjera duke arritur standardet e BE-se.
Naim Frashëri është ndër figurat e rralla që nuk është kontestuar gjatë gjithë historisë së jetës dhe veprës së vet. Kreu i akademise se shkencave shoqerohen nga studiuesit Pellumb Xhufi Valter Memisha ,Dhori Qirjazi etj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment