Konfindustria: Çmimi i lartë i naftës goditi turizmin, ka një rënie me 20%

0
60

Turizmi këtë vit duket se është paralizuar kryesisht nga rritja e çmimeve çka ka bërë që vendet e Shqipërisë të frekuentohen më pak se sa vitet e tjera, qoftë nga turistë të huaj edhe nga ata vendas.

Konfindustria thotë se çmimi i lartë i naftës ka ndikuar edhe në uljen e numri të turistëve për këtë vit. Kryesisht rënia, sipas konfindustrisë ndjehet më shumë në turizmin e brendshëm. Po ashtu, turizmi është goditur edhe nga mungesa e krahut të punës, energjia elektrike, si edhe rritja e çmimeve të shportës.

Njoftimi:

Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta të karburanteve kanë goditur industrinë e turizmit në pjesën e parë të sezonit turistik 2022.

Mbështetur në analizën e të dhënave të ardhura nga operatorët turistikë gjatë periudhës 10 qershor-10 korrik 2022 kemi një rënie mesatare prej të paktën 20% krahësimisht vitit pararendës. Sidomos rënia është e ndjeshme në turizmin e brendshëm.

Ndër shkaqet kryesore të rënies së numrit të turizmit sipas operatorëve renditet shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve prej afër 40%. Shkaqe të tjera janë rritja e përgjithshme e detyruar e cmimeve të:- furnizimeve ushqimore,- energjisë elektrike, – fuqisë punëtore, etj. Ndikim të ndjeshëm në rënien e flukseve turistike të huaja kanë dhënë edhe pasojat e luftës në Ukrahinë si dhe konkurenca e fortë e ofertës turistike të vendeve fqinje sidomos Greqisë.

Shkruaj nje koment