Konfindustria : Edhe 2019 vit i vështirë

0
137

Konfindustria shpreh shqetësimin për pozicionin e Shqipërisë në raportin e fundit të “doing business” për vitin 2018. Shqipëria ka humbur 19 vende në klasifikimin e përgjithshëm botëror, që vlerëson mjedisin e të bërit biznes. Vendi ynë renditet i parafundit, duke lënë prapa vetëm Bosnje Hercegovinën. Treguesi i mësipërm sipas konfindustrias është shenjë e qartë, se Shqipëria ka mbetur prapa në garën e konkurrencës me vendet e tjera në tërheqjen e investimeve të vendit dhe të huaja.
Treguesit zyrtarë makroekonomikë për 9-mujorin e këtij viti mbështesin përfundimet e “doing business” duke paralajmëruar se gjendja do jetë e vështirë edhe për 2019. Kjo shihet qarte edhe nga rënia me pothuaj 50% e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar si zëri kryesor ne buxhet thuhet ne deklaratën e konfindustrias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here