Konfindustria: Në vend të anijeve nga Bangladeshi të vihet në punë TEC-i i Vlorës

0
151

Konfindustria përmes një deklarate për mediat mbi Buxhetin dhe Paketën Fiskale të 2023 ka deklaruar se pse nuk ka patur një parashikim buxhetor për vënien në punë të TEC-it të Vlorës, në vend të anijeve nga Bangladeshi që sjellin një shkatërrim mjedisor.

“Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here