Konfirmon zyrtari i EMA-s: Ekziston lidhja mes vaksinës së AstraZeneka dhe mpiksjes së gjakut

Ekziston një lidhje midis vaksinës COVID-19 të AstraZeneca dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut në tru, por shkaqet e mundshme janë ende të panjohura, tha një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) në një intervistë të botuar të Martën.

Një zëdhënës i AstraZeneca nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje, shkruan reuters.

Sipas mendimit tim, ne tani mund ta themi se është e qartë se ekziston një lidhje (e mpiksjes së gjakut në tru) me vaksinën. Sidoqoftë, ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim, ”tha Marco Cavaleri, kryetari i ekipit të evulimit të vaksinave në EMA, për të përditshmen italiane Il Messagero.

Cavaleri nuk dha asnjë provë për të mbështetur komentin e tij, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka mbështetur vaksinën.

AstraZeneca ka thënë më parë se nga studimet e saj nuk kanë gjetur rrezik më të lartë të mpiksjes për shkak të vaksinës së saj.

Disa vende, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Hollandën, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës ndërsa hetimet vazhdojnë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment