Konflikti Sirian/Aleppo ka nevoj urgjente për krijimin e koridoreve të sigurta..

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rrugët e sigurta duhet të ngrihen menjëherë për të evakuar sirianët e sëmurë dhe të plagosurit nga pjesët e rrethuara të qytetit të Aleppos.

Një zëdhënëse tha se kan mbetur aty vetëm 35 mjekë të cilëve ju duhet të kujdesen për qindra pacientë të bllokuar në lindje të Aleppos, dhe se numri i të plagosurve sa vjen e ritet.
furnizimet mjekësore janë duke mbaruar tërësisht, dhe ka një mungesë të gjakut.
Forcat qeveritare siriane me mbështetje të atyre ruse kanë nisur një sulm të ashper që prej të enjtes kur armpushimi u thye.

bombardimet ajrore më se shumti kanë qenë në Aleppo dhe fshatrat përreth saj. Nga këto sulme janë vrarë të paktën 248 persona, pothuajse të gjithë civilë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar .

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të cilët mbështesin rebelët që luftonjn qeverinë siriane, kanë thënë se sulmet përbëjnë krime lufte dhe akuzuan Rusinë për “barbarizëm”. Moska ka mohuar me forcë akuzat dhe kritikoi retorikën e tyre “të papranueshme”./Bbcnews

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment