Kongresi i Përmetit/ Simpatizantët lavde Enverit: E bëri Shqipërinë lule!

Është përkujtuar sot në Përmet 77 – vjetori i Kongresit të parë Antifashist Nacionalclirimtar që u mbajt në 24 maj të 1944.

Veteranët e pranishëm mbanin në duar foto të ish – diktatorit Hoxha. Ata i kanë thurrur lavde figurës së ish diktatorit kur nuk kanë munguar as përshëndetjet me grusht si simbol i komunizmit.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm krerë të qeverisjes vendore dhe qëndrore, mes tyre edhe ish – presidenti Alfred Moisiu.
Por gjatë ceremonisë nuk munguan as përplasjet e simpatizantëve të cilët kërkuan nga autoritetet vendore vendosjen e fotografisë së Enverit në sallën e kongresit.

Pyetur nga gazetarët për mungesën e fotografisë së Enver Hoxhës deputetja Mirela Kumbaro u shpreh se është detyrë e historianëve të vlerësojnë rolin e tij në historinë shqiptare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment