Konkretizohet emri i drejtuesit të ri të filialit të Postës në Gjirokastër

0
246

 

Filjali i Postës Shqiptare në Gjirokastër do të ketë një drejtor të ri.

Ismail Zeko drejtor në këtë institucion në katër vitet e fundit, do t’ja dorëzojë stafetën një të riu i cili pritet të vijë nga radhët e FRESSH-Gjirokastra.

Endri Banushi është emri i përzgjedhur nga Grupi i Punës në PS ndërkohë që më parë fliteshin emra të tillë si Fadil Bojo, Ana Graci, e Ylli Rustemi.

Endri Banushi ka punuar në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër deri para pak muajve pas largimit të tij misterioz nga ana e ish kreut të drejtorisë qëndrore në kryeqytet.

Ngelet mister fati i Ismail Zekos pas lirimit të tij nga drejtimi i filijalit të Postës Shqiptare.

Ismail Zeko është një prej figurave themeluese të PS në Gjirokastër dhe me kontribute të vyera në ballafaqimet elektorale të PS në 25 vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here