Konkurs për realizimin e vizatimeve të tematikës së kartëmonedhës shqiptare 10,000 Lekë

0
112

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhë me vlerë 10,000 lekë e cila do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020. Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futen në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Banka e Shqipërisë fton të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë në një konkurs të hapur për realizimin e e vizatimeve të tematikës së kësaj kartëmonedhe.

Afati i fundit për tërheqjen e informacionit është data 7 maj 2018, ora 16:00

Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, Sheshi Skënderbej, nr.1, Tiranë.

25 qershor 2018, ora 16:00 është afati përfundimtar për prezantimin e vizatimit.

Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, Sheshi Skënderbej, nr.1, Tiranë.

Kushtet:

Vizatimet duhet të vendosen në zarfa të mbyllura, ku duhet të shënohet emri dhe adresa e plotë e konkurrentit.

Vizatimet brenda zarfit nuk duhet të kenë ndonjë informacion identifikues të artistit (të dhënat do të shënohen vetëm në zarf).

Shpërblimi

Shuma: 390,000 Lekë për vizatimet fituese të një kartëmonedhë (të dy pamjet), pas shpalljes fitues nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ky shpërblim përfshin:

Tatimet e mbajtura në burim sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë;

Kushti për transferimin e të drejtave të autorit nga fituesi i vizatimit në favor të Bankës së Shqipërisë;

E drejta e bankës për të kërkuar ndryshime në vizatimin e paraqitur.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet nga një komision i krijuar sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.

Kartmonedhat 10,000 lekë lëshohen në vitin 2020.

Tematika e kartmonedhës

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.

Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës

Shkruaj nje koment