Konrad Adenauer organozon shkollën verore të gazetarisë në Razëm të Shkodrës

0
154

Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, organizojnë shkollën verore me temë “PROFESIONI I GAZETARIT NË KOHËN E FAKE NEËS-IT DHE PROPAGANDËS POLITIKE”.

Shkolla verore pritet të organizohet në datat 22-27 shtator në Razëm të Shkodrës dhe vjen për të tretin vit radhazi ku studentë dhe gazetarë të rinj shqiptarë, trajnohen nga gazetarë me përvojë vendas dhe të huaj për aspekte të ndryshme të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri.

Ateljeja do të drejtohet nga reporterja e njohur e gazetës austriake “Der Standart” Adelheid Wolfl dhe nga përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe komunikimit Prof.Dr Mark Marku. Në ditët e shkolës së verës, do të jenë të ftuar për të transmetuar përvojën e tyre dhe për të diskutuar me pjesmarrësit, gazetarë të njohur nga vendi dhe bota.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here