
Rastet e kapjes së naftës kontrabandë në vendin tonë janë bërë mjaft shqetësuese dhe Konfidunstria ka kërkuar marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër këtij fenomeni.
Ne deklaratën e tyre theksohet se në vetëm 5 muaj janë sekuestruar mbi 45 mijë tonë karburant kontrabandë në anije tregtarë në Portin e Porto Romanos në Durrës.
Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku thekson se vlera e shitjes me pakicë e sasisë së kapur arrin në 45-55 milionë euro.
Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.
Më tej theksohet se nafta është kapur pas sinjalizimeve ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. dhe fitimi real në këto raste është shumë herë më i lartë.