Kontrabandë dhe pastrim parash, gjykata lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut

0
93

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat e sigurisë për 12 të arrestuarit nën akuzën e kontrabandës dhe pastrim parash, në mesin e të cilëve dhe ish-shoferi i Ardi Veliut dhe familjarët e tij.

Grupi kriminal i strukturuar për kontrabandë u godit nga SPAK, ndërsa në pranga përfunduan edhe 7 oficerë policie.

Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga Franca të cilat kishin dyshime se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri floriri, kontrabandoheshin drejt Shqipërisë.

Ndaj grupit kriminal rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Shkruaj nje koment