Kontrolli i zemrës nis në fëmijëri/ Mjekët: Po shtohen rastet e të rinjve që pësojnë infarkte

0
108

Mund të duket e habitshme por shtimi i rasteve të moshave të reja që pësojnë infarkte apo episode kardiake ka bërë që mjekët kardiologe të kërkojnë që edhe fëmijëve t’u bëhet matje tensioni, apo të kolesterolit në gjak, pasi infarkte që ndodhin në mosha të reja lidhen me probleme të paditura dhe të patrajtuara.

Mjekët thonë se ende nuk është krijuar edukata shëndetësore për ta parandaluar një sëmundje më parë se të shkojmë për ta kuruar atë.

Probleme të shëndetit mendor tek fëmijët, ankthi pagjumësia janë faktorë që do të japin pasoja tek fëmijët duke shtuar riskun e sëmundjeve kardiake.

Deri para pak vitesh si faktorë risku për problemet kardiake njiheshin vetëm hipertension, kolesteroli, diabeti por tanimë  konsumi i substancave narkotike, alkooli që në moshë të vogël 11- 12 vjeç  u shton rriksun e problemeve kardiake pas disa vitesh.

Shkruaj nje koment