Koronavirusi/ Nis shpërndarja e ndihmave nga bashkitë e Qarkut Gjirokastër

0
162

Ka nisur ndarja e ndihmave për familjet në nevojë në bashkitë e qarkut të Gjirokastrës.
Grupet e patronazhimit në bashkinë Gjirokastër janë ndalur sot në disa lagje të qytetit duke shpërndarë disa ndihma modeste që përfshinin ilaçe apo pako me ushqime , tek disa familje që kanë nevojë për ndihmë në këto çaste vetizolimi .
Gjithashtu dhe në bashkinë Libohovë ,Dropull, Përmet e Këlcyrë, janë ngritur disa grupe patronazhimi që do të vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në këtë gjendje shtetrrethimi që gjendet vendi ynë për shkak të Koronavirusit .
Deri më tani shpërndarja e ndihmave ka qenë e kufizuar vetëm në disa familje ndonëse lista është e gjatë. Akoma dhe më e vështirë bëhet gjendja në zonat e thella larg qendrës së qytetit ku ka shumë familje kryesisht të moshuarish me nga një apo dy persona të vetizoluar dhe që kërkojnë ndihmë imediate.
Sipas kreut të bashkisë Gjirokastër lista e banorëve që kanë nevojë për ndihmë është hartuar tashmê dhe janë identifikuar familjet që do të furnizohen me këto ndihma modeste .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here