Korriku arrin nivelin më të lartë të regjistrimeve të mjeteve për 2023

0
75

Regjistrimi i automjeteve të reja ka shënuar nivelin më të lartë të këtij viti në korrik, sipas të dhënave që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Sipas të dhënave të DPSHTRR 7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

Po sipas këtyre të dhënave, janë 42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019.

Rritje të ndjeshme kanë shënuar hyrjet e mjeteve elektrike, ndonëse ato mbeten në një peshë shumë të ulët në raport me totalin. Janë regjistruar 874 Mjete elektrike të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.

Edhe numri i automjeteve të reja vijon të mbetet i ulët në raport me totalin. Sipas DPSHTRR janë regjistruar 6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.

Shkruaj nje koment