KORRUPSIONI ME NAFTËN, RESULI: QEVERIA SHMANG PËR INTERESAT E SAJ, TAKSAT I PAGUAN QYTETARI

0
30

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i kërkoi sot qeverisë që të përgjysmojë taksat e naftës dhe të subvencionojë biletat e transportit urban, ndërsa akuzoi se në vend futen 250 mijë ton naftë kontrabandë.
Lidhur me këtë , Presidenti i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor z. Ervin Resuli deklaroi se është shqetësuese që aq naftë qarkullon kontrabandë.
Ai tha se qeveria shmang taksat doganore kur bëhet fjalë për interesat e saj personale, ndërsa theksoi se gjysma e fermerëve nuk arritën të merrnin naftën pa akcizë.

Shkruaj nje koment