Korrupsioni në optikën e gjimnazistëve gjirokastritë

0
555

Dy gjimnazet e qytetit të Gjirokastrës “Asim Zeneli” dhe “Siri Shapllo”, janë zgjedhur përmes 25 gjimnazeve të tjera nga e gjithë Shqipëria, për zbatimin e projektit “Qytetarë kundër korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Sipas organizatorëve, ky projekt ka për qëllim, sensibilizimin e të rinjve kundër fenomenit të korrupsionit marrë nga eksperiencat e tyre të hasura nëpër institucionet shtetërore. Frika e të denoncuarit të korrupsionit shihet edhe tek vet nxënësit të cilët nëse i pyet a kanë qenë viktima të korrupsionit, shmangin përgjigjen. Ndërkaq Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po zbaton në terren, për të tretin viti radhazi, projektin “Qytetar kundër Korrupsionit” me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme ku objekt është ndërgjegjësimi ndaj këtij fenomeni.

Shkruaj nje koment