Korrupsioni në Shqipëri, Escobar: Sfidë e madhe, vendi duhet të intensifikojë progresin në këtë drejtim

0
143

Gabriel Escobar zhvilloi një takim online me gazetarët, ku foli për një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, që është ai i korrupsionit.  I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor tha se kjo është sfida më e madhe për të gjithë rajonin.

“Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha Escobar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here