Korrupsioni “nxin” Shqipërinë, shumë larg Kosovës në renditje

0
58

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Times”, deklaroi se Kosova është kthyer në një pikë të nxehtë ku kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur.

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, deklaronte Rama.

Mirëpo, kryeministri që rroket të bëjë “liderin e Ballkanit” harron se në fakt vendi që ai qeveris prej 10 vitesh, nuk ka njohur përmirësim në renditjen për korrupsion.

Një raport i organizatës “World Justice”, ka renditur vendet e Evropës për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, ku dukshëm ka një diferencë të madhe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për llogaridhënien e qeverisë, për korrupsionin, për respektimin e të drejtave të njeriut, për të drejtat civile, ato penale etj në 142 vende. Vendi ynë mban pozicionin e 92-të.

Ndryshe ndodh me Kosovën, i cili rezulton të renditet në pozicione shumë herë më lart për të njëjtat krietere si Shqipëria. E qeverisur nga Albin Kurti, Kosova renditet në vendin e 58-të

Shkruaj nje koment