Koshat plot me plehra, Bashkia 24 orë në “shërbim” të qytetarëve

0
352

Qyteti që duam me kosha plot plehra aq sa dalin jashtë tyre. Fotoja është dërguar në adresën tonë, nga një qytetar gjirokastrit i cili me shpresën se do t’a sensibilizojmë ndjeshmërinë e Bashkisë, kjo e fundit do të ndërhyjë që kontejnerët të zbrazen nga plehrat në orët e natës. Fotoja është shprepur në qendër të qytetit mu në portën dalëse të stadiumit të futbollit. Sic po shihet qartë, kazani i mbeturinave, ka ditë që nuk është prekur nga punonjësit e Pastrim-Gjelbërimit. Në fakt shefi i këtij shërbimi, ska kohë se po merret me meremetimin e hotelit të tij 100 metra më poshtë nga ky vend duke shfrytëzuar krahun e punës së punonjësve të bashkisë që ka në varësi. Nesër jugunews.net sjell foto ekskluzive sesi shfrytëzohen punonjësit e këtij sektori nga shefi i tyre, për meremetimin e hotelit privat dhe ambjenteve jashtë tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here