Kosova ka humbur takimin e tretë në grup me ekipin e Ukrainës me rezultatin 3-0 në fushën asnjanëse në Poloni. Të 90 minutat janë dominuar nga lojtarët ukrainas të cilët kanë qenë më në epërsi sesa lojtarët kosovarë të cilët ndonëse të organizuar mirë, nuk arritën dot të shënonin qoftë edhe një gol të vetëm. Golat janë shënuar nga Kravets në minutën e 31 dhe 2 golat e tjerë janë shënuar në pjesën e dytë përkatësisht nga Yarmolenko dhe Rotan në minutat e 81 dhe 87. Ndërkohë që ekipi kosovar, ka rrezikuar disa herë portën me anë të sulmuesit të talentuar Rashica. Me fitoren e sotme ukrainasit shkojnë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kosova ngelet me 1 pikë të vetme duke zënë vendin e fundit në tabelë. Ndeshjen e radhës ekipi i Kosovës, do ta luajë me Turqinë, në fushën e kësaj të fundit.