Kosova iu përgjigjet deklaratave të Ramës: Heshtja e kryeministrit do të ishte ndihma më e madhe

0
158

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë. Rama kërkoi që KFOR të vendoset në veri të Kosovës duke shprehur se ky ishte vullneti si i Kosovës ashtu edhe i Serbisë.

Mihali ka thënë se do të ishte më mirë që Rama të kishte heshtur nëse donte ta ndihmonte Kosovën. Ajo shton se kërkesën që veriun ta marrë KFOR-i e k a bërë vetëm Serbia dhe jo Kosova.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, është shprehur Mihali.

Shkruaj nje koment