Kosova nderon Ibrahim Rugovën në 75-vjetorin e lindjes

0
151

Presidenti i shquar i Kosovës, Ibrahim Rugova, përkujtohet sot në 75-vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është shprehur me këtë rast: “Secili prej nesh, institucionet tona për herë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore dhe Presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova. Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve.

Sot në shënim të ditëlindjes së Dr. Rugovës, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh te shtatorja e Presidentit Rugova.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here