Kosta i zemëruar sulmon Ramën për listën e deputetëve në Gjirokastër

0
697

Deputeti socialist Vladimir Koka, i cili ka mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie ka sulmuar kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në këtë qark. Nisur edhe nga fakti që Partia Socialiste nuk e ka kandiduar më si deputet, duket se ky mesazh është për të dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë!

Pasi u hoqën deputetët e ndershëm janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.

Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë.

Edhe mashtruesit paskan “parime”, po grabisin në emër të Shqipërisë që ATA duan”, shkruan Kosta në Facebook.

Shkruaj nje koment