KPA lë në fuqi vendimin e ndëprerjes së vetingut për ish-këshilltarin ligjor në Gjirokastër

KPA SHKARKON BRATIN - Anetaret e Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA, Luan Daci, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, gjate nje seance te KPA, i cili ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Shkalles se Pare, Alma Brati, duke rrezuar vendimin e KPK i cili e kishte konfirmuar ate ne detyre./r/n/r/nAPPEAL CHAMBER DISMISS BRATI - Members of the Appeal Chamber, Ardian Hajdari, Luan Daci, Albana Shtylla, Sokol Como, Rezarta Schuetz, during a session of the Appeal Chamber, which dismissed Judge Alma Brati, from her duty.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 23 korrik vendimin për rrëzimin e ankimit të ish-këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gentian Lile ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij.

Më 9 dhjetor 2020, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Lilen për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se vendimi për lënien në fuqi të Komisionit është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Ramën, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon. Në njoftimin e Kolegjit nuk sqarohen shkaqet e ngritura në ankimin e Liles.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment