
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Olkeda Lice.
Gjyqtarja Olkeda Lice u përball me vetingun më 16 dhjetor për 3 kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Gjatë seancës dëgjimore më 16 dhjetor, Liçe u përball në Komision me pyetje mbi profesionalizmin dhe mbi të ardhurat nga bastet të ish-bashkëshortit me të cilin kishte pasur një raport të vështirë. Liçe vlerësoi hetimin, por këmbënguli që financat e saj të trajtoheshin veçmas.
Trupa gjykuese e përbëre nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu, Alma Faskaj pasi analizuan provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Olkeda Lice.
Gjyqtarja Olkeda Liço e ka nisur karrierën në Tiranë për t’u emëruar më pas në Fier, ku vijon edhe aktualisht punën.