
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’ia dërgojë sot për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme kandidatin e PS në Mallakastër, Qerim Ismailajn.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është përgjigjur me Po nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori, nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë.
“Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë. Subjekti nuk është i denuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.