
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj.
Projektvendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” u miratua me tre vota pro dhe 1 kundër nga Komisioni Rregullator.
Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano dhe dy anëtarët Dritan Çaka dhe Arens Çela votuan pro ndërsa Muharrem Çakaj votoi kundër projektvendimit.
Në mbledhje për votim u paraqitën rezultati i votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe numri i votave të fituara nga secili subjekt zgjedhor.
Konkretisht:
- Partia Socialiste – 579 625 vota (43.11%),
- koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 247 883 vota (18.44%)
- Partia Demokratike – 103 723 vota (7.71%)
- Partia Socialdemokrate – 86 283 vota (6,42%)
- Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë – 44 047 vota (3,28%)
- Partia Republikane Shqiptare – 32 071 vota (2,39%)
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 28 978 vota (2,16%)
- Partia Lëvizja e Legalitetit – 23.683 vota (1,76%)
- Aleanca Progresiste LZHK – 22.906 vota (1,70%)
- Partia Demokracia Sociale – 21.798 vota (1,62%)
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së kanë qenë gjithsej 1 milion e 344 mijë e 497 vota të vlefshme