KQZ ndalon ripostimin e aktiviteteve politike në faqet zyrtare të institucioneve

0
49

Ministres së Arsimit dhe Sporteve, edhe në rastet kur në profilin e saj ishin postuar veprimtari haptazi në favor të fushatës zgjedhore dhe mbështetjes së kandidatëve të caktuar për kryetar bashkie. Këto prova ju vunë në dispozicion Komisionerit në seancën publike të ditës së sotme, pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësues të institucioneve të përfshira.

Pas parashtrimeve të KShH, Komisioneri vlerësoi se në rastin konkret ndodhemi përpara një shkelje administrative të Kodit Zgjedhor si dhe konkludoi se duke qënë se profilet personale të zyrtarëve publik në vendin tonë, siç janë ministrat, përdoren edhe për qëllime të fushatës zgjedhore dhe jo vetëm promovimin e punës së institucioneve që ata përfaqësojnë, KQZ do të urdhërojë që të ndalohet ri-postimi i aktivitetit në rrjete sociale i profilit personal të ҫdo Ministri.

Me kërkesë të subjekteve zgjedhore, u shty shqyrtimi i denoncimit të Partisë Socialiste ndaj subjektit zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për vendosje materiali propagandistik në Bashkinë Kavajë dhe shqyrtimi i raportit të Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të për periudhën 14 prill – 22 prill 2023.

Reagimi i KSHH

KQZ Shqiperi pranon denoncimin e KShH-së dhe krijon një precedent pozitiv duke urdhëruar ndalimin e ripostimit të aktiviteteve të Ministrave, pasi përbën shpërdorim të burimeve publike.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të monitorimit të procesit parazgjedhor për zgjedhjet lokale të dt.14 Maj 2023 i është drejtuar sërisht KQZ-së me një denoncim për shpërdorimin e burimeve publike në funksion të fushatës zgjedhore.

Më specifikisht, pas një sinjalizimi anonim nga një qytetar, KShH u vu në dijeni se Zyra Vendore Arsimore e Qarkut Korҫë, por jo vetem, nëpërmjet një tabele Excel, kanë kërkuar nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qarkut përkatës, informacion në lidhje me veprimtaritë e adresave zyrtare në rrjete sociale të këtyre institucioneve arsimore, ndër të tjera edhe informacion mbi numrin e ri-postimeve që adresat zyrtare të shkollave kanë realizuar nga postimet e profilit të Ministres së Arsimit dhe Sporteve.

KShH u angazhua për të hetuar më tej mbi këtë çështje duke identifikuar një numër të lartë ri-postimesh nga ana e disa ZVA-ve, që kanë në juridiksion institucionet arsimore parauniversitare në Korҫë, Maminas, Dibër, Kamëz, etj, nga ku u vërejt se ishin ri-postuar prej tyre postime të profilit personal të Ministres së Arsimit dhe Sporteve, edhe në rastet kur në profilin e saj ishin postuar veprimtari haptazi në favor të fushatës zgjedhore dhe mbështetjes së kandidatëve të caktuar për kryetar bashkie. Këto prova ju vunë në dispozicion Komisionerit në seancën publike të ditës së sotme, pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësues të institucioneve të përfshira.

Pas parashtrimeve të KShH, Komisioneri vlerësoi se në rastin konkret ndodhemi përpara një shkelje administrative të Kodit Zgjedhor si dhe konkludoi se duke qënë se profilet personale të zyrtarëve publik në vendin tonë, siç janë ministrat, përdoren edhe për qëllime të fushatës zgjedhore dhe jo vetëm promovimin e punës së institucioneve që ata përfaqësojnë, KQZ do të urdhërojë që të ndalohet ri-postimi i aktivitetit në rrjete sociale i profilit personal të ҫdo Ministri

Shkruaj nje koment