
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot mbledhjen e parë për vitin 2023.
KQZ ka përcaktuar mënyrën se si do të propozohen anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit.
Partia Socialiste do të porpozojë 2 anëtarë për çdo KAZA duke qenë se është partia në maxhorancë. Partia Demokratike do të propozojë dy anëtarë si partia më e madhe opozitare
Ndërsa Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të porpozojnë secila nga një anëtar për çdo KZAZ.
Anëtari i shtatë zgjidhet në gjysmën nga PS dhe gjysmën nga PD. Sekretari do të propozohet nga PS dhe zëvendëskryetari nga PD.