KQZ nuk regjistron PD-në e Alibeajt, Celibashi: 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin

0
110

Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Kryetar i PD-së sipas Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është Basha duke i lënë afat kohor 48 orë për plotësimin e mangësive në dokumentacionin e dërguar.

Kryekomisioneri tha se dokumentacioni i paraqitur nga Indrit Sefa nuk është i plotë, duke theksuar se kompetenca mund  të delegohet por përgjegjësia jo.Deklarata në emër të PD nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër dhe në këtë situatë duhet të firmoset nga Basha.

Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.

Celibashi: Dhe sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim ligjor kërkoj që akti autorizues të jetë i qartë. Kush autorizon  është e qartë pasi të drejtën e ka zoti Basha. Nuk kemi paqartësi dhe në lidhje me personin që autorizohet pra me ju. Sipas dokumentit që keni paraqitur qartësia nuk është e plotë. Ju jeni autorizuar për të regjistruar PD në zgjedhjet e vitit 2023.  Dokumenti juaj ka mangësi qe lidhet me detyrimin e kryetarit të Partisë Demokratike për të na shkruar deklaratën nuk mund të delegohet në palë të treta. Kompetenca mund  të delegohet, përgjegjësia jo. Ndaj duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim dhe premisa vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD Lulzim Basha kur kërkohet regjistrimi i PD si subjektet zgjedhore nuk është i plotë. Ndaj do ju jap 48 ore kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.

Përfaqësuesit e Alibeajt nuk e pranuan vendimin e Celibashit dhe thanë se do ankimojnë në komisionin e Ankesave. Edhe grupimi i Berishës nuk e pranoi vendimin e kryekomisionerit.

Data e fundit e regjistrimit të koalicioneve është 15 marsi, por më shumë gjasa ai më parë do vijojë betejën të regjistrojë PD-në në emrin e tij.

Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë u regjistruan sot në mbledhjen e KQZ-së, ndërsa një ditë më parë përfundoi procesi i regjistrimit të 42 subjekteve politike të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here