Kraja tregon se për çfarë janë përdorur paratë konfiskuara nga krimi

0
140

Kreu i SPAK, Arben Kraja është duke raportuar sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Ai ka treguar se paratë e konfiskuara nga krimi, janë përdorur për ngritjen e një laboratori eksperimental.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

Ky i fundit foli edhe për punën e bërë përgjatë vitit që lamë pas, duke bërë me dije se SPAK ka funksionuar me 13 prokurorë. Një ditë më parë, SPAK zhvilloi një operacion të rëndësishëm, por nuk mundi të kapte sërish “kokat” e krimit.

Shkruaj nje koment